TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Janar 2025, 11:14

Atentati në Kamëz, autorët me 'Porsche' i bënë pritë Lulzim Vishës pak metra larg shtëpisë

Shkruar nga Pamfleti
Atentati në Kamëz, autorët me 'Porsche' i
Pamjet nga vendngjarja

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 48-vjeçarit Lulzim Visha në Kamëz mëngjesin e sotëm.

Dyshohet se autorët e kanë planifikuar atentatin ndaj tij, dhe prej kohësh e kishin nën shënjestër.

Raportohet se Visha është ekzekutuar mëngjesin e sotëm teksa ishte nisur nga shtëpia për në punë dhe autorët i kanë bërë pritë. Ai është qëlluar me armë zjarri silenciator vetëm pak metra larg shtëpisë, brenda mjetit të punës. Visha punonte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se është ekzektuar për arsye hasmërie.

Një makinë tip "Porsche" i zi dyshohet se mund të jetë i autorëve dhe po kërkohet nga policia.

Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e kësaj të premte, ku 48-vjeçari Lulzim Visha, u gjet pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete. 

Pista paraprake e hetimit është hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë. Autorët ende të paidentifikuar vijojnë të jenë në arrati, ndërsa dyshohet se janë larguar me një makinë tip "Porche" ngjyrë gri. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Lini një Përgjigje