TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Korrik 2023, 16:32

Luftoi për UÇK, por sot trajtohet si kriminel; policia dhe prokuroria reagojnë për arrestimin e Dritan Goxhajt

Shkruar nga Pamfleti

Luftoi për UÇK, por sot trajtohet si kriminel; policia dhe

Dikur ishte anëtar i UÇK dhe luftoi për çlirimin e Kosovës, por Dritan Goxhaj tani do të duhet të përballet me një proces penal atje dhe ku luftoi.

Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tij për nxjerrje sekreti hetimor dhe policia shqiptare ka nxituar ta vërë menjëherë në pranga. Forcat e rendit janë justifikuar me argumentin se kanë zbatuar urdhrin e autoriteteve homologe, duke e bërë të qartë se Goxhaj do ekstradohet në Kosovë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ekzekutimin e vendimit të datës 20.07.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit D. G., si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit D. G., 45 vjec, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, tha policia.

Një reagim erdhi dhe nga Prokuroria e Tiranës. Në njoftimin e Prokurorisë bëhet me dije se Goxhaj akuzohet për veprat penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.

Gjykatësi i Vetëm autorizoi kontrollimin e z. D.G., të vendit të arrestimit dhe të vendit të banimit te tij, si edhe sekuestrimin  e materialeve gjate kontrollimit të tyre (‘Urdhri për Autorizimin e Kontrollimit dhe Sekuestrimit’). Gjykatësi i Vetëm ka konstatuar se ekziston dyshim i bazuar se shtetasi D.G., mban përgjegjësi penale për vepra penale që përfshihen në juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, konkretisht për frikësim gjatë procedurës penale dhe pengim të personave zyrtare në kryerjen e detyrave zyrtare, përkatësisht në bazë të nenit 387 dhe nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 (Ligji nr. 06/L-074), sikurse përcaktohet në nenin 15(2) te Ligjit. Në vijim do të realizohet procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi për në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Dritan Goxhaj ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë gjatë vitit 1999. Ai i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.

policia arrestim dritan goxhaj

Lini një Përgjigje