
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Librazhd, ku një makinë tip "Land Rover" është përplasur me një kamion.
Nga aksidenti mësohet se kanë mbetur të plagosur 5 persona, mes tyre 3 fëmijë të cilët ndodheshin në automjet.
Dy ambulanca kanë transportuar në spitalin e Librazhdit fëmijët që të marrin përkujdesjen e nevojshme mjeksore.
Deri më tani nuk ka informacione rreth gjendjes së tyre, por dëshmitarët në vendngjarje kanë bërë me dije se fëmijët kanë qenë në pjesën e pasme të makinës dhe nuk e kishin të vendosur rripin e sigurimit.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
Lini një Përgjigje