TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shtator 2023, 22:46

Lokalizohet 42-vjeçari që plagosi policin në Tiranë, shoqërohet në komisariat i vëllai; mund të përdoret për të negociuar dorëzimin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Lokalizohet 42-vjeçari që plagosi policin në Tiranë,

Lokalizohet dhe pritet arrestimi i 42-vjeçarit që plagosi me armë zjarri efektivin e Policisë, Edlir Alleshi. Sipas informacioneve autori Klered Bozhani ndodhet në Tiranë, ndërsa mësohet se në komisariatin nr. 4 është shoqëruar vëllai i tij, i cili mund te përdoret për të negociuar dorëzimin e 42-vjeçarit në polici.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet mbrëmjen e sotme, teksa 42-vjeçari Bozhani qëlloi me një plumb në bark efektivin e policisë Edlir Alleshi.

Efektivi i plagosur i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime nga policia bënë me dije se autori dyshohet se ka lidhje me persona me të shkuar kriminale në zonë.

autori policia

Lini një Përgjigje