TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shtator 2023, 20:26

Dalin fotot, ja kush janë autori dhe polici i plagosur në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Dalin fotot, ja kush janë autori dhe polici i plagosur në Tiranë
Majtas me syze efektivi i Forcave Shqiponja dhe djathtas autori Klerent Bozhaj

Janë publikuar fotot e efektivit të policës, Edlir Alleshi i cili mbeti i plagosur në Tiranë dhe autorit Klerent Bozhaj. 

Kujtojmë se një patrullë e forcave “Shqiponja” në Tiranë është sulmuar me armë zjarri. Mësohet se efektivët kanë qenë në ndjekje të Klerent Bozhani, por janë përballur me reagim nga ana e tij. Ai ka hapur zjarr ndaj policëve duke plagosur efektvin Edlir Alleshi. 

Ngjarja ka ndodhur te spitali i Pediatrisë. Policisë është dërguar me urgjencë te Trauma dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë dy plumba në bark dhe po i nënshtrohet një operacioni por ndodhet jahstë rrezikut për jetën. 

Autori ka arritur të largohet, ndërsa në ndjekje të tij janë vënë një numër i madh forcash të policisë së kryeqytetit. Ndërkohë që polica ka vendosur një shpërblim prej 20 mijë eurosh për këdo që jep informacione për vendodhjen e tij. 

 

polici autori

Lini një Përgjigje