
Detaje të reja kanë dalë lidhur me plagosjen e efektivit të “Shqiponjave” në lagjen "Kinostudio", në rrugën "Hysen Xhura" në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, policia ende nuk ka identifikuar autorin që ka qëlluar drejt patrullës së Shqiponjave. Por mësohet se ai është larguar me një automjet targën e të cilit policia tashmë e ka fiksuar dhe po kërkohet se kujt i përket.
Ende nuk dihet nëse autori është ndihmuar nga një person tjetër apo është larguar i vetëm me makinë,
Ndërkohë pika kontrolli janë ngritur në zona të ndryshme të kryeqyteti dhe zonës përreth me qëllim kapjen e autorit. Në vendngjarje ka mbërritur Drejtori i Policës Tiranë, Toni Vocaj dhe zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë Sokol Bizhga.
Lini një Përgjigje