
5 shqiptarë, anëtarë të një bande kriminale janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen si organizatorë të trafikut të lëndëve narkotike marijuanë dhe kokainë.
Mediat italiane bëjnë me dije se banda përbëhej nga 10 persona, ku 5 shtetasit e tjerë ishin marokenë. Dy grupet bashkëpunonin mes tyre përmes roleve shpërndarës e furnizues droge.
Grupi i shqiptarëve kryente furnizimin me drogë sipas kërkesave të tregut që menaxhonte grupi i marokenëve.
Baza e këtij organizmi kriminal ishte një lokal në Portin San Giovanni e përmes një rrjeti korrierësh shpërndanin dozat e drogës në territorin e provincës së Peruxhias.
Hetimet kanë dokumentuar 57 episode shit blerje droge e përgjatë tyre janë sekuestruar 25 kg marijuanë, hashash e kokainë si dhe mjete për dozimin e konfiskimin e saj.
Lini një Përgjigje