
Policia ka reaguar zyrtarisht për sulmin me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë ku i plagosur mbeti një efektiv i forcave 'Shqiponja'.
Policia bën me dije se efektvi i plagosur është Edlir Alleshi. Ky i fundit është qëlluar nga një person që po ndiqte.
Mësohet se plagosja ka ndodhur pranë spitalit pediatrik. Efektivi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Raportohet se autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.
"Në lagjen "Kinostudio", në rrugën "Hysen Xhura", shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar.
Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave "Shqiponja", dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave "Shqiponja", Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.", njofton policia.
Lini një Përgjigje