
Policia ka identifikuar autorin që plagosi efektivin e forcave “Shqiponja”. Lajmi është dhënë nga ministri i Brendshëm Taulant Balla. Sipas burimeve autori është Klered Bozhani.
Ky i fundit vizitoi në spital efektivin Edlir Alleshi, teksa paralajmëroi autorin se duhet të dorëzohet, pasi ndryshe do të përballet me reagimin e policisë me çdo mënyrë.
“Një gjë është e sigurt se ky guxim i madh për të goditur me armë një punonjës policie, e për të mos iu bindur urdhrit të Policisë, do të marrë një goditje shumë të madhe nga Policia e Shtetit. Do të marrë përgjigjen më të fortë. Thirrja ime për personin, apo familjarë të tij, se dua ta ndaj me mediat se personi është identifikuar, është të dorëzohet menjëherë”, apeloi ministri i Brendshëm.
Lini një Përgjigje