TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shtator 2023, 20:52

Plagosja e efektivit të 'Shqiponjave', Policia thirrje qytetarëve: Bëni kujdes, autori është i armatosur

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja e efektivit të 'Shqiponjave', Policia thirrje

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit i cili plagosi me armë zjarri një efektiv policie.

Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin Klerent Bozhanaj 42-vjeç i cili plagosi policin Edlir Alleshi. Efektivët blu u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes pasi ky person është i armatosur. 

Policia ka vendosur gjithashtu një shpërblim 20000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

"Tiranë/Informacion shtesë/ Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klerent Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor E. A.

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.", njofton policia.

 

efektivit të \'shqiponjave\' policia qytetare

Lini një Përgjigje