
Zbulohet një tjetër foto e personit që qëlloi me armë efektivin e forcave “Shqiponja”.
I plagosur mbeti Edlir Alleshi, i cili ishte në krye të detyrës kur gjatë ndjekjes së 42-vjeçarit, ky i fundit hapi zjarr duke lënë të plagosur policin.
Autori është shtetasi Klerent Bozhanaj, të cilin policia e ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tij.
Në një foto të autorit që policia e ka bërë publike, Bozhanaj shfaqet i buzëqeshur me varëse floriri dhe syze në qafë.
Mësohet se ai është lokalizuar dhe po negociohet që të dorëzohet.
Lini një Përgjigje