TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Maj 2025, 15:08

Kryenin veprime të turpshme me një 12-vjeçare, procedohen penalisht dy të mitur

Shkruar nga Pamfleti

Kryenin veprime të turpshme me një 12-vjeçare, procedohen

Dy të mitur janë proceduar nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se kanë kryer veprime të turpshme me një 12-vjeçare dhe i kanë postuar këto video në rrjete sociale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-dy 14-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer veprime të turpshme, me një 12 vjeçare dhe i kanë postuar këto video, në rrjete sociale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje