TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Prill 2023, 14:10

Kontrolle në Gjadër për vrasjen e Ardian Nikulajt, policia gjen veshje që dyshohet se i përkasin autorit

Shkruar nga Pamfleti

Kontrolle në Gjadër për vrasjen e Ardian Nikulajt, policia gjen

Policia po bën kontrolle intensive në Gjadër të Lezhës, për identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasësit të biznesmenit Ardian Nikulaj 

Mësohet se policia ka arritur të gjejë në një banesë disa veshje, të cilat dyshohet se i përkasin autorit që u largua me motor pas ngjarjes.

Mbetjet e rrobave janë sekuestruar dhe do të dërgohen në laborator për ekzaminime të mëtejshme.

Autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj një javë më parë në Shëngjin është nga zona e Shkodrës dhe ka dyshime të forta se ka patur akses në kamerat e sigurisë të kompleksit "Coral" në pronësi të viktimes ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Në këtë konkluzion ka dalë grupi hetimor pas shumë veprimeve hetimore të kryera dhe analizimit të dhjetra oreve pamje filmike të kamerave të sigurisë në zona të ndryshme.Hetuesit kanë dyshime se për realizimin e këtij atentati kanë bashkëpunuar disa përsona të cilët i kanë ndjekur lëvizjet e objektivit të tyre brenda kompleksit "CORAL", përmes kamerave të sigurisë.

Për të vërtetuar diçka të tillë po ekzaminohet serveri si dhe qelizat telefonik të përsonave për të të cilet ka dyshime të kenë lidhje me ngjarjen. Nga veprimet e kryera dhe marrja e dëshmive të përsonave të cilët kanë qenë brenda lokalit në momentin e ngjarjes është arritur të ndërtohet një profil i autorit,  i cilit shfaqet duke lëvizur me motorr dhe i kamofluar.

 

ardian nikulaj

Lini një Përgjigje