TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Prill 2023, 13:09

Nga ndjekja si nëpër filma ndaj Eris Çekanit te vendosja e GPS, zbardhen detajet kush është i “forti” që u arrestua sot në Pogradec

Shkruar nga Pamfleti

Nga ndjekja si nëpër filma ndaj Eris Çekanit te vendosja e GPS,

Ditën e sotme policia ka vënë në pranga Mario Xhangollin, të “forti” i Pogradecit, i cili ishte shpallur në kërkim për dy ngjarje të ndryshme, kanosje si dhe për dhunë fizike e aksidentim me dashje.

Rasti i fundit është ai i18 prillit ku Xhangolli bashkë me dy vëllezërit Syzo kanë ndjekur dhe kërcënuar 39-vjeçarin, Eris Çekani.

Ata përplasën me automjetin e tyre tip ‘Hummer’, makinën në të cilën lëvizte 39-vjeçari Eris Çekani.

Pas përplasjes së automjetit dy personat në fjalë kanë dalë jashtë dhe kanë kërcënuar dhe kanosur 39-vjeçarin. Policia bën me dije se po vijon punën për kapjen e dy vëllqezërve Syzo me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Pak muaj më parë, Çekani është përfshirë në një sherr me disa persona. 5 të rinjtë, të cilët udhëtonin me dy makina, kanë ndjekur njëri tjetrin si nëpër filma deri në në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”.

Teksa kanë mbërritur në këtë rrugë, ata kanë përplasur dy mjetet me të cilat udhëtonin. Në këtë moment ka ndërhyrë Policia dhe në pranga ra Eris Çekani dhe Gledis Dikellari 23-vjeç, të dy banues në Pogradec, e ndërsa 3 personat e tjerë, Sindi Syzo, Mario Xhangolli dhe një tjetër janë larguar nga vend i ngjarjes me një makinë tjetër.

Eris Çekani është shprehur se ka dyshime se GPS është porositur nga personat e lartpërmendur. Ai ka deklaruar se janë të vetmit që dyshon për këtë ngjarje, pasi nuk ka konflikt me askënd tjetër veç tyre

enis Çekani pogradec

Lini një Përgjigje