TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2025, 11:20

Kontrabandoi 670 mijë litra naftë nga Tunizia; kush është 59-vjeçari që u arrestua për ‘arin e zi’ në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Kontrabandoi 670 mijë litra naftë nga Tunizia; kush është

Ka rënë në pranga organizatori i kontrabandimit te 670 mijë litrave naftë nga Tunizia drejt Portit të Durrësit.

Bëhet fjalë për 59-vjeçarin Eduart Skora, i cili ishte shpallur në kërkim. 59-vjeçari në bashkëpunim me një tjetër person i cili aktualisht është shpallur në kërkim, kanë kontrabanduar naftën nga Tunizia.

Gjatë operacionit ku u sekuestrua naftë, u arrestua kapiteni i anijes, oficeri i parë dhe një marinar, ndërsa po hetohen në gjëndje të lirë 5 shtetas të tjerë, të huaj dhe shqiptarë edhe këta pjesëtarë të anijes.

“Ndalohet njëri nga organizatorët e kontrabandimit nga Tunizia, të 670 000 litrave naftë.

Në vijim të hetimeve dhe veprimeve operacionale që po kryhen në kuadër të operacionit “Ari i zi”, të zhvilluar në portin e Durrësit më datë 12.01.2025, nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe DVKM Durrës, ka vijuar puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.= dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim, Eduart Skora, 59 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u ndalua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

59-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. B. (aktualisht në kërkim), ka organizuar kontrabandimin me anije, nga Tunizia, të 670 000 litrave naftë, nëpërmjet fshehjes së sasisë, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit lundrues.

Gjatë operacionit “Ari i zi”, u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 5, të gjithë pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.

Vijon puna për kapjen e shtetasit F. B., si dhe hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

E nisur më 26 dhjetor nga porti tunizian i Gabes, anija dyshohet se ka bashkëpunuar me një tjetër mjet lundrues për të realizuar kontrabandën, për qëllime përfitimi financiar. Kjo është një anije mallrash e ndërtuar në vitin 1977, me gjatësi 81.72 metra dhe gjerësi 14.1 metra.

 

670 mije litra nafte kontrabande nga tunizia

Lini një Përgjigje