Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ishte shpallur në kërkim për “dhunë në familje” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.
Blutë njoftojnë se Daniel Shkrela ishte shpallur në kërkim pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij si edhe ka goditur me sende të forta një 50-vjeçar, me detyrë avokat.
Ky shtetas, me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit, ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimet e datave 23.09.2024 dhe 23.12.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.
35-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases N. Sh., si edhe ka goditur me sende të forta shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat.
Lini një Përgjigje