TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2025, 10:47

Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak në Tiranë; kush është 'i forti' që ra në prangat e policisë

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak në Tiranë; kush

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili është kapur me një pistoletë pa leje.

I arrestuar është shtetasi Mark Kola.

“I armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në  pranga 34-vjeçari. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Ndalesa”. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën “Pjetër Bogdani”, një shtetas që lëvizte me automjet, ishte i armatosur me armë zjarri,  kanë organizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ndalesa”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:  M. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Shërbimet e Policisë gjate kontrollit fizik të shtetasit M. K, i gjetën  në brez një armë zjarri pistoletë me një  krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njofton policia.

mark kola asrrestim

Lini një Përgjigje