
Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi kishte kultivuar kanabis në 4 miniparcela në fshatin Lotaj.
"Si rezultat i një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Seksioni për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Shkodër kapi dhe vuri në pranga shtetasin K. U., 34 vjeç, banues në fshatin Lotaj.
Nga hetimet rezultoi se ai është autor i dyshuar i kultivimi të një sasie bimësh narkotike kanabis sativa, në 4 miniparcela, në fshatin Lotaj, gjatë muajit Korrik të 2024.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës", njofton policia.
Lini një Përgjigje