TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Tetor 2025, 17:39

Konsumoi një sasi ilaçesh, 12-vjeçarja transportohet me helikopter drejt Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Konsumoi një sasi ilaçesh, 12-vjeçarja transportohet me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme. Një vajzë e mitur, 12 vjeçare është sjellë në urgjencën e spitalit të Sarandës në gjendje të rënduar.

Mësohet se 12-vjeçarja me inicialet I.H nga Delvina u soll në spital nga familjarët e saj. Ata u thanë mjekëve se e kishin gjetur vajzën në shtëpi në gjendje të rënduar.

Vetë vajza ka pohuar se kishte konsumuar nga ilaçet që i përdorte një pjesëtar i familjes. Sipas bluzave të bardha, dyshohet se 12-vjeçarja konsumoi disa tableta Deparkin, e cila përdoret nga persona me parkinson.

Pasi iu bënë analizat e nevojshme, e mitura u transportua me helikopter drejt Tiranës.

Lini një Përgjigje