TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Tetor 2025, 15:47

Dy të vdekur nga aksidentet në punë në Tiranë, policia arreston 1 person, një tjetër në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Dy të vdekur nga aksidentet në punë në Tiranë, policia

Dy aksidente me vdekje në punë kanë ndodhur ditën e sotme në Domje, ku dy punonjës kanë humbur jetën gjatë punës.

Mësohet se një punëtor, 69 vjeç, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën gjatë punimeve në një objekt në Domje. Policia ka arrestuar njërin nga administratorët dhe ka shpallur në kërkim administratorin tjetër.

Gjithashtu, një tjetër aksident është regjistruar në Domje, ku një 75-vjeçar gjatë riparimit të një porte, është dëmtuar prej mekanizmit lëvizës dhe ka humbur jetën. Ndërsa policia ka nisur hetimet ndaj pronarit të banesës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7:

-arrestuan shtetasin E. N., 49 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin A. K., 61 vjeç, pasi dyshohet se gjatë punës për ndërtimin e një objekti në fshatin Domje, ka rënë nga lartësia, punonjësi i subjektit që bashkadministronin 2 shtetasit, shtetasi B. A, 69 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Punohet për kapjen e 61-vjeçarit;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. D., 52 vjeç, pasi dyshohet se gjatë riparimit të portës së banesës së tij, në fshatin Domje, është dëmtuar prej mekanizmit lëvizës, shtetasi I. R., 75 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje