TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Tetor 2025, 14:53

Zhduket 35-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Zhduket 35-vjeçarja shqiptare në Itali

35-vjeçarja shqiptare Floresha Prengu është larguar nga banesa e saj në Trento të Italisë.

E reja ësht larguar të mërkurën e javës që kaloi, të 22 tetorit, për të shkuar në punë si zakonisht, por nuk u kthye më në shtëpi, si zakonisht, në orën 17:00.

35-vjeçarja me origjinë shqiptare, është nënë e dy vajzave. Që prej asaj dite, sipas kallëzimit që ka bërë dhe bashkëshorti i saj, ajo rezulton e zhdukur.

Për disa ditë me radhë, dhjetëra zjarrfikës, përfshirë edhe njësi lumore, kontrolluan zonën përgjatë lumit Adige për rreth 15 kilometra në drejtim të jugut të Trentit. Kërkimet u mbështetën edhe nga një helikopter që monitoronte zonën nga ajri, por pa rezultat.

Pavarësisht kërkimeve intensive 35-vjeçarja rezulton ende e zhduk, familjarët e saj apelojnë për ndihmë.

“Ju lutemi, ndihmoni për të gjetur Floresha Prengun. Kushdo që e ka parë ose di diçka për të, të kontaktojë menjëherë forcat e rendit në numrin 112”, është apeli i familjarëve, i cili është shpërndarë në rrjetet sociale bashkë me fotografinë e saj, edhe në gjuhën shqipe.

Sipas raportimeve nga mediat italianeFloresha jetonte në Trento prej tre vitesh me familjen dhe punonte si pastruese në disa ndërtesa banimi. Ajo ishte shumë e lidhur me vajzat e saj dhe kohët e fundit kishte përjetuar me dhimbje humbjen e të atit.

Lini një Përgjigje