TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Tetor 2025, 13:51

E larguar nga shtëpia prej 8 ditësh, policia nis kërkimet për 15-vjeçaren në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

E larguar nga shtëpia prej 8 ditësh, policia nis kërkimet

Policia e Korçës bën me dije sipas një njoftimi zyrtar se një 19-vjeçare ka kallëzuar zhdukjen e motrës së mitur.

Sipas denoncimit, e reja 15-vjeçare rezulton e larguar nga banesa prej 8 ditësh nga data 21 Tetor.

“Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja S. R., 19 vjeçe, se më datë 21.10.2025, është larguar nga banesa, motra e saj e mitur shtetasja F. R., 15 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”, njoftoi sot policia.   

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

zhduket e reja ne korce

Lini një Përgjigje