TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Tetor 2025, 11:16

Arsenali i armëve në Tiranë, publikohet fotoja e një prej trafikantëve të arrestuar; do përdoreshin nga grupet kriminale

Shkruar nga Pamfleti
Arsenali i armëve në Tiranë, publikohet fotoja e një prej
Eugert Sino

Është zbuluar fotoja e 34-vjeçarit Eugert Sino, i cili u arrestua pasi iu zbulua një furgon me arsenal armësh në qendër të Tiranës.

Eugert Sino u arrestua nga policia, pasi dyshohet se ishte poseduesi i një arsenali armësh të zbuluara në Tiranë.

Gjatë operacionit, në rrugën “Myslym Shyri” blutë ushtruan kontroll në furgonin e 34-vjeçarit ku u gjetën:

Brenda furgonit u gjetën në total 23 armë zjarri të llojeve të ndryshme, 5 prej të cilave snajperë dhe 1 silenciator, 15 000 fishekë, kuti me pranga dhe uniforma policie, pjesë të ndryshme armësh, pajisje për shpërthime në distancë dhe gjurmuese etj. Siç shihet edhe nga pamjet e policisë, disa prej armëvë ishin të futura nëpër kuti.

Më konkretisht, 12 janë pistoleta të llojeve  “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”; 6 armë automatike; 5 armë me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper);  1 silenciator;  17 krehra për armë zjarri të ndryshme;  pjesë të ndryshme armësh zjarri; 15 000 fishekë; 17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia;  12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë;  pajisje elektronike gjurmuese (GPS);  pajisje për bllokimin e valëve; pajisje për numërimin e kartëmonedhave;   3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë. 

Armët dyshohet se ishin planifikuar të përdoreshin në ngjarje kriminale nga një grup kriminal me bazë në Tiranë, Laç dhe Burrel. Hetuesit kanë zbuluar, përveç automjetit që u kap në zonën e "Myslym Shyrit", edhe bazën kryesore të grupit, ku mbaheshin armët, në po të njëjtën zonë në afërsi.

Armët e kapura janë relativisht të reja, dhe dyshohet se janë trafikuar nga Kosova, por nuk kanë lidhje me goditjet e mëparshme që janë bërë për trafik armësh. Hetuesit po punojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë pjesë e rrjetit. I arrestuari Eugert Sino, rezulton me precedent të mëparshëm për vepra penale të ndryshme.

 

eugert sino arsenal armesh

Lini një Përgjigje