25- vjeçari, Marjan Kodheli, i cili vrau babanë një ditë më parë në Shkallnur të Durrësit, pretendon se me të atin ka patur konflikte të vazhdueshme që prej kohësh kur ai ishte kthyer nga emigrimi.
Ai pretendon se po konsumonin drekën sëbashku dhe babai nuk po e linte të qetë duke debatuar.
I riu ka dëshmuar se prej 6 muajsh ka jetuar në Francë dhe Greqi, por së fundmi ishte kthyer në vendin tonë, por nuk kishte një punë dhe tensionet me babanë ishin shtuar prej kohësh. Ai thotë se pas debatit teksa po konsumonin drekën humbi kontrollin dhe e qëlloi me thikë.
“Po hanim drekë dhe papritur babai mu hodh me nerva në debat. Nuk më linte të haja i qetë. Nuk e kujtoj mirë pse ndodhi, por kemi pasur konflikte të vazhdueshme që prej se jam kthyer nga Greqia, disa muaj më parë.
Kam jetuar për rreth gjashtë vjet në Francë, ku kam edhe pasaportë franceze. Më pas shkova në Greqi dhe punova atje. Kur u ktheva në shtëpi, isha pa punë dhe tensionet me babanë nisën të shtoheshin. Sherri nisi gjatë drekës. Nuk e di si ndodhi, por në ato momente humba kontrollin, mora thikën dhe e godita”, ka dëshmuar i riu.
Lini një Përgjigje