TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Tetor 2025, 09:27

Iu vu tritol në makinë, dëshmon shënjestra e atentatit në Shkodër: Nuk kam konflikte me askënd! 

Shkruar nga Pamfleti
Iu vu tritol në makinë, dëshmon shënjestra e atentatit
Enea Busukja

Enea Busukja inspektor i Hetimit Tatimor në Shkodër ka dëshmuar para bluve se nuk ka konflikte me asnjë pas atentati që i bënë një ditë më parë në lagjen “Ndoc Mazi”.

Sipas dëshmisë së tij, shpërthimi i tritolit ka ndodhur sapo ai ka ndezur automjetin. Busukja është shprehur se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe nuk ka asnjë dyshim se nga mund t’i ketë ardhur kjo ngjarje.

Ndërkohë, policia e Shkodrës ka shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje, por ende nuk ka të dhëna për autorët e vendosjes së eksplozivit.

Grupi hetimor ka sekuestruar provat e gjetura ne vendin e ngjarjes, ndërsa po analizohen edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë dhe në akset hyrëse të qytetit. Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë itinerarin e autorëve, të cilët dyshohet se janë larguar drejt fshatit Dragoç, ku u gjet e djegur makina e përdorur në atentat.

enea busukja atentat me tritol ne shkoder

Lini një Përgjigje