Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, rreth orës 01:30 pas mesnate, ku ka humbur jetën një i mitur.
Viktima është identifikuar si Leandro Shametaj, 17 vjeç. I riu sapo kishte lënë punën në një lokal ku shërbente si kamerier në turnin e dytë, duke u kthyer në shtëpi me motor. 17-vjeçari humbi jetën pasi u përplas nga një makinë tip 'Porsche'.
Gjyshi i Leandros është paraqitur në morg për të tërhequr trupin e pajetë të nipit, duke rrëfyer se i riu punonte fort për të ndihmuar familjen. “E vranë në rrugë… Ai ishte vetëm 17 vjeç”, është shprehur ai mes lotësh.
Ndërkohë, trishtimi ka përfshirë edhe gjimnazin ku Leandro ndiqte mësimet. Nxënësit dhe mësuesit kanë vendosur jashtë shkollës një pankartë të madhe ku shkruhet: “Gëzo me engjëjt, Leandro”, një mesazh dhimbjeje dhe lamtumire për shokun e tyre.

Lini një Përgjigje