TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Tetor 2025, 08:57

Vrau kolegun në orarin e punës, Policia sekuestron thikën: Picieri me precedentë të mëparshëm penalë

Shkruar nga Pamfleti
Vrau kolegun në orarin e punës, Policia sekuestron thikën:
Autori Indrit Ismaillari

Një sherr mes kolegësh në një lokal-piceri në Tiranë ka përfunduar në tragjedi.

34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes.

Ky i fundit është vënë në pranga nga policia, ndërsa në dëshminë e parë  ka thënë se janë zënë për punën.

Ndërkohë është sekuestruar nga policia edhe arma e krimit (thikë), me të cilin dyshohet se u krye krimi.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Filip Shehu, i cili u kap menjëherë pas krimit, ishte i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

"Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, në Komunën e Parisit, ku shtetasi F. Sh. dyshohet se vrau me mjet prerës (thikë), shtetasin I. I., 36 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit ku punonin të dy, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit e Policisë Nr. 2 dhe me shërbimet e  Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Sh., 41 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


Gjithashtu, gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, mjetin prerës (thikë), me të cilin dyshohet se shtetasi F. Sh. kreu vrasjen.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi F. Sh., i cili u kap menjëherë pas krimit, ishte i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

vrau kolegun në orarin e punës te komunën e parisit sekuestrohet arma e krimit

Lini një Përgjigje