TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Tetor 2025, 19:53

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Berat, 42-vjeçari u qëllua në sy të fëmijëve; sherri për pagesën e xhiros me kalë

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Berat, 42-vjeçari u

Në lagjen “Kala” në Berat ka ndodhur pasditen e sotme një krim tronditës.

Një 42-vjeçar, që kishte shkuar për të vizituar Kalanë e Beratit së bashku me familjen është vrarë me thikë nga një 63-vjeçar, që ofronte shërbimet e tij me kalë për turistët në lagjen “Kala”.

Mësohet se viktima Keli Hoxha, është konfliktuar me autorin Kristo Mema për çmimin e fotove dhe xhirove me kalë që bënë fëmijët e tij, dhe në debat e sipër autori ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë.

E gjithë skena ka ndodhur në prani të fëmijëve dhe të gruas së 42-vjeçarit.

Pas kësaj, autori është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që 42-vjeçari Keli Hoxha është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Ai nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spital.

Efektivë të shumtë policie po kryejnë këqyrjen e të gjithë perimetrit të Kalasë për të identifikuar vendndodhjen e autorit, i cili është ende në arrati.

Lini një Përgjigje