
Mes të ndaluarve mësohet se ka zyrtarë publikë dhe policë.
10 urdhër arreste janë lëshuar në kuadër të një aksioni për tjetërsimin e pronave në Lezhë.
Mes të ndaluarve mësohet se ka zyrtarë publikë dhe policë. Masat janë ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës, ndërsa hetimet për këtë çështje janë nisur prej kohësh.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për prona dhe ndërtime pa leje në zonën e Patokut dhe të Shëngjinit. Mes të përfshirëve të ndaluar janë zyrtarë të hipotekës së Lezhës dhe efektivë policie.
Bëhet fjalë për një hetim të nisur kohë më parë të drejtuar nga prokurorja Iva Harka.
Masat e marra ndaj personave të dyshuar:
Pjetër Tuçi – Arrest me burg
Gentian Malotaj – Arrest në shtëpi
Artur Shabaku – Arrest në shtëpi
Artmir Maxhuni – Arrest në shtëpi
Luiza Bala – Arrest në shtëpi
Hekuran Xhina – Arrest në shtëpi
Flor Gjini – Ndalim i daljes jashtë shtetit
Kol Malaj – Ndalim i daljes jashtë shtetit
Martin Ndoka – Pezullim nga detyra publike dhe ndalim i daljes jashtë shtetit.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës së dyshuar të tjetërsimit të pronave.
Shum mir per ket aksion poor jan shuuum e shuuuum te tjer qe duhet te izolohen në burg per kto veprime të kunder ligjshme qe kan bërë sidomos në lezhë se një ndër viktimat që mu ka tjetërsue prona jam un që as sjam vnue në dieni nga zyret vetë më kan than ca kojshi me takat që ua kan bere atyre qe janë rreth 10familje.