TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shtator 2025, 12:28

Kapet me 29 pako kokainë dhe para cash, arrestohet trafikanti shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Kapet me 29 pako kokainë dhe para cash, arrestohet trafikanti shqiptar

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për trafik droge, ndërsa kishte edhe precedent të mëparshëm penal.

Aksioni u krye në Pesaro, në zonën e Via Solferino, pranë Parkut Miralfiore, kurse identiteti i të riut nuk është bërë ende i ditur.

20-vjeçari u ndalua teksa drejtonte një makinë me qira. Kontrolli zbuloi 29 pako kokainë gati për shitje, si dhe afërsisht 1200 euro para të gatshme, një shumë që hetuesit besojnë se është fitimi nga trafiku i drogës. Ndërsa oficerët e arrestuan menjëherë.

Procedurat përfunduan me një vendim të qartë: dënimi u zëvendësua me dëbim të menjëhershëm nga vendi. I shoqëruar për në Ankona, 20-vjeçari u vendos në një aeroplan që shkonte në Shqipëri, ku u riatdhesua.

Lini një Përgjigje