TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shtator 2025, 11:19

Vrau shokun me plumb në kokë, detajet si tentoi të arratisej nga burgu Bledar Selmanaj

Shkruar nga Pamfleti

Vrau shokun me plumb në kokë, detajet si tentoi të arratisej nga

I dënuari për vrasje, Bledar Selmanaj ka tentuar të largohet nga institucioni i vuajtjes së dënimit një ditë më parë në Fier.

Për të realizuar tentativën e tretë të arratisjes, Selmanaj kishte lidhur dorën me një peshqir dhe kishte tentuar të çante suvanë e qelisë së tij, duke hapur një vrimë në mur.

Pas kësaj, ai ka arritur të ngjitet deri në tarracën e burgut, por është pikasur në kohë nga gardianët, të cilët ndërhynë menjëherë duke neutralizuar të burgosurin dhe shoqëruar atë në dhomat e sigurisë së lartë.

Bledar Selmanaj është dënuar për vrasjen me armë zjarri të mikut të tij, 25-vjeçarit Xhulian Bullari në vitin 2021 në fshatin Babicë të Vlorës. Ai u arrestua në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, katër ditë pas krimit.

Lini një Përgjigje