TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2024, 21:29

Ju gjet gjysmë kilogrami kokainë në banesë, arrestohet shqiptari në Itali; sekuestrohen dhe 14 mijë euro!

Shkruar nga Pamfleti

Ju gjet gjysmë kilogrami kokainë në banesë, arrestohet

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur me 540 gram kokainë dhe 180 gram hashash. Sipas mediave italiane, shqiptari cili jetonte në zonën e Alessandrisë, ishte mbajtur nën vëzhgim nga policia prej disa kohësh.

Gjatë hetimit, ai është parë disa herë duke hyrë në një shtëpi në lagjen Pista Vechia të Alessandria dhe orët e fundit është filmuar nga kamerat teksa hedh një qese në plehra.

Policia ka kryer kontroll në banesë, por fillimisht u kontrollua përmbajtja e asaj që ishte hedhur në mbeturina dhe u konstatua prania e mbetjeve nga ambalazhi i një blloku narkotikësh të rëndë. Lënda narkotike e sekuestruar i është gjetur brenda banesës së tij.

Ndërkohë gjatë kontrolleve, oficerët kanë vërejtur gjithashtu se shtëpia ishte e zbrazët dhe përdorej vetëm për ruajtje të drogës. Në total u sekuestruan edhe rreth 14 mijë euro cash që i atribuohen aktiviteteve të shpërndarjes së drogës.

14 mijë euro kokainë

Lini një Përgjigje