TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2024, 16:59

Bisedat në “SKY” zbardhin vrasjen e shqiptarit në Maqedoninë e Veriut, shkatërrohet grupi i trafikut të kokainës nga Amerika Latine!

Shkruar nga Pamfleti

Bisedat në “SKY” zbardhin vrasjen e shqiptarit në

Një megaoperacion i zhvilluar ditën e djeshme nga Policia e Maqedonisë së Veriut, ka quar në shkatërrimin e një grupi të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine, përgjegjës për edhe disa vrasje.

E gjithë zanafilla e hetimeve nga autoritet maqedonase në bashkëpunim me Europol, kanë qenë mesazhet në aplikacionin “Sky ECC”. Ndërsa mes personave të akuzuar është edhe bosi i drogës Sheval Muaremi i cili jeton në Dubai. Policia arrestoi 7 persona ndërsa 9 të tjerë u shpallën në kërkim. Njëri nga të dyshuarit u kap në Spanjë.

Ndërkohë sa takon episodeve të zbuluara që lidhen me Shqipërinë, është zbuluar vrasja e një trafikanti shqiptar droge të identifikuar si Shyqyri Beu alias Tauland Beu alias Riku Beu, 35 vjeç nga Kavaja, i cili u gjet i groposur në 15 maj 2020 në Gorna Matka të Shkupit si dhe transporti i 1 kg kokainë nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut.

Jozyrtarisht mësohet se të arrestuar janë Nexhati Iseni, Sevdail Aziri, Fadil Bajramovski, Oliver Petrov, Shuajb Sulejmanovski, Fati Sulejmanovski, Zulbear Idrizi, Shukri Asani dhe Ensar Iseni  me nofkën “Lepri” i cili është vëllai i njërit nga të vrarët në Shisha Bar, në ngjarjen e cila ndodhi vitin e kaluar.

Njoftimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut:

Më 25.01.2024, Byroja për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtar, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion Shkup, me mbështetjen e Europolit dhe ekipit të përbashkët hetimor LIMIT nga Shtetet anëtare, Franca, Belgjika dhe Holanda, morën masa dhe aktivitete të koordinuara me qëllim heqjen nga liria të personave që dyshohet se janë anëtarë të një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar të përfshirë në organizimin e prokurimit të drogës kokainë dhe kryerjen e krimeve të rënda të vrasjes.

Aktiviteti i zyrtarëve policorë nga Byroja e Sigurisë Publike është rezultat i një hetimi shumë mujor të udhëhequr nga prokurorët publikë të Prokurorisë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në kuadër të të cilit janë siguruar prova të mjaftueshme se në periudhën nga dhjetori 2019 deri në mars 2021, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i raportuari Sh. M. (46) nga fshati Grcec, së bashku me dy persona të tjerë, tashmë i ndjeri O. B. dhe J. K., organizuan një grup kriminal, anëtarë të të cilit u bënë disa persona.

Grupi i organizuar kriminal është formuar me qëllim të kryerjes së krimeve, vrasjeve për hakmarrje, ndërsa personat që e organizonin atë merrnin vendime dhe krijonin plane se kush, kur, ku dhe në çfarë mënyre do ti privohej jeta, dhe vendimet dhe planet e tyre i kanë zbatuar personalisht ose nëpërmjet anëtarëve të grupit të organizuar kriminal, të cilët i kanë pranuar dhe zbatuar.

Gjithashtu, ky grup i organizuar kriminal që vepronte në nivel ndërkombëtar organizoi trafikimin e lëndës narkotike kokainë nga vendet e Amerikës së Jugut, në radhë të parë Kolumbia, Ekuadori, Brazili, Peruja dhe Bolivia, transferimin e saj në vendet e Bashkimit Evropian, si dhe një pjesë ishte i destinuar për tregun e drogës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 
Planet dhe marrëveshjet për kryerjen e krimeve ky grup kriminal i bënte nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta ose nëpërmjet telefonave të koduar në të cilët ishte i instaluar aplikacioni “SKY”, i cili përdorej nga anëtarët e grupit të organizuar kriminal.

maqedonia e veriut

Lini një Përgjigje