TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2024, 15:18

Detaje nga pengmarrja në Tiranë, telefonata që nxori zbuluar 35-vjeçarin që mbante 'të burgosur' familjen

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga pengmarrja në Tiranë, telefonata që nxori zbuluar

Një histori disa-vjeçare dhune fizike dhe terrori psikologjik brenda mureve të shtëpisë është zbuluar ditën e sotme në Tiranë.

Një 35-vjeçar mbante të mbyllur në banesë, gruan, vajzën e mitur, dhe nënën e tij. Ndërsa sa herë largohej i kyçte dhe i monitoronte me kamera. I riu i bllokonte valët telefonike për të mos kryer telefonata dhe denoncuar dhunën.

Edhe pse gruaja dhe nëna e tij ishin viktima të këtij terrori prej vitesh, asnjë denoncim nuk ishte bërë në polici.

Si arriti policia të mësonte çfarë ndodhte brenda asaj banese?

Mësohet se ka qenë një telefonatë në polici që ka denoncuar rastin. Policia përpiqet të jenë diskrete duke mos treguar për personin që ka denoncuar rastin por dihet që është jashtë familjes së ngushtë që kishte krijuar brenda mureve Jetnor Zh.

Efektivët e Komisariatit nr. 1 kanë shkuar për të kontrolluar dhe mësuar si qëndron e vërteta por kanë gjetur derën e kyçur.

Kur kanë trokitur, dera nuk është hapur edhe pse brenda kanë qenë fëmijët. Më pas kanë telefonuar Jetnor Zh. dhe i kanë kërkuar të hapë derën.

35-vjeçari ka hapur derën duke i futur oficerët e policisë në banesë. Bashkëshortja e tij nuk ka thënë asnjë fjalë para hetuesve. Ka qenë nëna e tij, Hume Zh. e cila ka treguar se i mbante të kyçur dhe ushtronte dhunë mbi të treja.

Bashkëshortja e tij për shkak të situatës, ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Në banesë janë gjetur letra të shumta lamtumire për shkak të tentativës për vetëvrasje, nga bashkëshortja.

Çifti kishte 2 fëmijë të mitur.

Lini një Përgjigje