
Publikohen pamjet nga banesa e 35-vjeçarit Jetnor Zhabolit ku nëna, nusja dhe vajzën e mitur jetonin mes dhunës fizike dhe presionit psikologjik, ndërkohë që sa herë dilte nga banesa ai i mbyllte në banesë dhe i monitoronte me kamera.
Nga pamjet shihet se edhe në pjesën e jashtme të derës së apartamentit në Selitë të vjetër, Jetnor Zhaboli kishte vendosur 2 kamera për të monitoruar kush hynte e dilte.
Edhe pse zilja bie dhe brenda ka njerëz askush nuk e hap atë.
Kamerat më banesë i janë gjetur në çdo hapësirë, përfshirë edhe tualetin, të cilat i monitoronte gjithë kohës. Bashkëshortja e tij, për shkak të situatës shumë të rënduar psikologjike, më herët ka tentuar disa herë të kryejë vetëvrasje.
Lini një Përgjigje