TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2024, 10:35

Parandalohet ngjarja e rëndë në Vaun e Dejës, 50-vjeçari tenton të vrasë me sëpatë gruan dhe fëmijët

Shkruar nga Pamfleti

Parandalohet ngjarja e rëndë në Vaun e Dejës,

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Vaun e Dejës, ku një 50-vjeçar ka dhunuar dhe kanosu gruan dhe katër fëmijët e mitur.

Pas denoncimit, policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka dënuar arrestuar shtetasin Petrit Lufi.Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar, 2 mjete prerëse (sëpatë dhe thikë), me të cilat i arrestuari kanoste për jetën, bashkëshorten dhe fëmijët.

'Dhunoi bashkëshorten dhe 4 fëmijët e tyre të mitur, si dhe i kanosi ata për jetën, me mjete prerëse, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 50-vjeçari, Petrit Lufi.

Sekuestrohen 2 mjete prerëse (sëpatë dhe thikë).

Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se një shtetas dhunonte dhe kanoste, bashkëshorten dhe 4 fëmijët e mitur, në banesën e tyre, në fshatin Toplane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.

Si rezultat është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i rastit, shtetasi P. L., 50 vjeç.

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 mjete prerëse (sëpatë dhe thikë), me të cilat i arrestuari kanoste për jetën, bashkëshorten dhe fëmijët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.', njofton policia.

parandalohet ngjarja e rëndë në vaun e dejës 50-vjeçari tenton të vrasë sëpatë gruan dhe fëmijët

Lini një Përgjigje