TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2024, 09:20

Mbante peng familjen e i dhunonte, Jetnor Zhaboli instaloi kamera në çdo dhomë dhe montoi bllokues valësh; gruaja tentoi vetëvrasjen

Shkruar nga Pamfleti
Mbante peng familjen e i dhunonte, Jetnor Zhaboli instaloi kamera në
Jetnor Zhaboli

35- vjeçari Jetnor Zhaboli i cili u arrestua nga Policia e Tiranës ishte me profesion ekonomist.

Autoritetet ndërhynë pas informacioneve se 35-vjeçari dhunonte në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij dhe sa herë që largohej nga shtëpia e mbyllte atë brenda së bashku me nënën dhe vajzën e tij të vogël.

Gjatë kohës që nuk ndodhej në shtëpi, ai i monitoronte me kamera dhe u bllokonte valët e telefonit, në mënyrë që të mos kishin mundësi të komunikonin me njeri.

Prej fillimit të marrëdhënies ka qenë xheloz dhe kontrollues, por me kalimin e kohës u bë edhe më shumë.

Ai kishte instaluar kamera në çdo cep të banesës madje edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet dhe i monitoronte nga celulari, kur nuk ishte në banesë.

Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres bashkëshortes së tij e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.

Këtë dhunë e përjetonte edhe nena e tij e cila ishte e pafuqishme për të kundërshtuar të birin dhe për të mbrojtur nusen dhe nipërit.

 

 

jeton zhaboli tiranë

Lini një Përgjigje