
Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz, ku makina ka përplasur për vdekje një 35-vjeçare.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore në Kamëz.
Sipas policisë, një 23-vjeçar duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një 35-vjeçare, e cila ka humbur jetën në vendngjarje.
I riu është shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
"Më datë 26.01.2024, rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje