TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2024, 22:40

Kërcet arma në Durrës, plagoset një 40-vjeçar; policia rrethon zonën!

Shkruar nga Pamfleti

Kërcet arma në Durrës, plagoset një 40-vjeçar;

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit pak minuta më parë, ku një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Sipas informacioneve ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar. Sipas burimeve ka mbetur i plagosur një 40-vjeçar i identifikuar si Mikel Spirollari, pas konfliktit me fqinjin e tij, Gentian Kuqi 50-vjeç.  

40-vjeçari, Mikel Spirollari është dërguar me urgjencë në spital dhe thuhet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori  mësohet se është arratisur nga vendgjarja, ndërsa forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e tij!

"Në lagjen nr 4 në Durrës, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë", njofton policia. 

durrës plagosje

Lini një Përgjigje