TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2024, 09:34

Arrestohet shqiptari në Greqi, policia i gjen thika dhe armë në makinë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet shqiptari në Greqi, policia i gjen thika dhe armë në

Një 46-vjeçar shqiptar po lëvizte i armatosur teksa ishte duke drejtuar makinën e tij në një zonë të Janinës dhe është ndaluar për një kontroll nga policia greke.

Gjatë kontrolleve të kryera në mjetin që drejtohej nga 46-vjeçari, në sediljen e pasagjerit u gjetën dy thika, një thikë dhe një çakmak në formë revoleje me teh të integruar me grep, të cilat u konfiskuan.

Shqiptari është pyetur se përse i duheshin kaq shumë armë të mprehta, por ai nuk ka dhënë përgjigje bindëse.

Shqiptari 46-vjeçar u arrestua dhe u dërgua në komisariatin vendor, i cili po kryen hetimet paraprake për përfshirje të mundshme në sulme dhe ndaj tij është ngritur një çështje për armëmbajtje pa leje.

arrestohet shqiptari greqi

Lini një Përgjigje