TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2024, 10:55

'Burgosi' në shtëpi nënën, gruan dhe fëmijët, zbardhet dëshmia e Jetnor Zhabolit

Shkruar nga Pamfleti

'Burgosi' në shtëpi nënën, gruan dhe

Është zbardhur dëshmia e Jetnor Zhabolit, 35-vjeçarit i cili kishte 'burgosur' në banesë prej muajsh nënën, gruan dhe fëmijët.

35-vjeçari Jetnor Zhaboli ka deklaruar se mbante të mbyllur në banesë prej muajsh nënën, gruan dhe dy fëmijët e mitur, 5 dhe 9 vjeç, për t’i pasur ata nën kontroll.

Burime për mediat bëjnë me dije se Zhaboli i mbyllte në banesë prej muajsh, të cilën e kishte ‘blinduar’ me kamera sigurie në çdo dhomë, madje dhe tualet, e po ashtu përdorte bllokues valësh në mënyrë që të mos përdornin telefonat.

Në momentin që policia ka shkuar në banesën e tij, dëgjoheshin vetëm zëra nga brenda shtëpisë, por askush nuk mund të dilte.

Ndërkohë, ka qenë vetë 35-vjeçari, me origjinë nga Burreli, ai që ka hapur derën.

Ky i fundit, me profesion ekonomist, tashmë është arrestuar dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

 

deshmia jetmir zhaboli burgosje shtepi

Lini një Përgjigje