TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2024, 13:42

Sherr me thika në Tiranë, plagoset 16-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika në Tiranë, plagoset 16-vjeçari

Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku ka mbetur i plagosur një 16-vjeçar.

Burime nga policia bëjnë me dije një 16-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një bashkëmoshatar të tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

"Më datë 26.01.2024, në rrugën “Kasem Shima”, në Mëzez, një shtetas 16 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një bashkëmoshatar të tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve", njofton policia.

 

 

sherr thika tirane plagosje

Lini një Përgjigje