TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2024, 15:05

Plagosi me armë zjarri komshiun në Durrës, vetëdorëzohet 50-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi me armë zjarri komshiun në Durrës,

Është vetëdorëzuar në polici 50-vjeçari Gentian Kuqi, i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me armë zjarri komshiun e tij Mikel Spirollari pas një konflikti të çastit.

Dyshohet se shkak kanë qenë zhurmat, ndërsa autori  u largua vendi i ngjarjes, por pas negociatave me familjarët u vetëdorëzua.

"Pas kërkimeve të shumta, rrethimit të zonës, si dhe pas negociatave me familjarët dhe me avokatin e tij, 50-vjeçari u vetëdorëzua.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës bënë arrestimin e shtetasit G. K., 50 vjeç, i cili më datë 25.01.2024, në lagjen nr. 4, Durrës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri, shtetasin M. S., 40 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Pas plagosjes, autori i dyshuar u largua nga vendngjarja, por prej pamundësisë per t’u larguar, rrethimit të zonës dhe negociatave me familjarët, ky shtetas u vetëdorëzua.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."-njofton policia. 

Lini një Përgjigje