TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2024, 17:07

Kalonte emigrantë në Britaninë e Madhe me pasaporta false, kapet mat shqiptari në Angli

Shkruar nga Pamfleti

Kalonte emigrantë në Britaninë e Madhe me pasaporta false, kapet

Shqiptari Sait Ruçi është dënuar me 3 vite burg pasi solli 16 emigrantë të paligjshëm në Britaninë e Madhe duke i pajisur me pasaporta false nga vende të BE-së.

16 emigrantët ishin shqiptarë, të ndihmuar nga Ruçi i cili i pajisi me pasaporta të rreme në linjat ajrore.

Sait Ruçi përdori një ID të rreme italiane dhe vodhi identitetin e një njeriu të pafajshëm për të hapur llogari bankare dhe bleu bileta ajrore për në Mbretërinë e Bashkuar.

Emigrantët, të gjithë nga Shqipëria, paguanin një pasaportë false të BE-së dhe një biletë ajrore për në Britaninë e Madhe.

Për këtë lloj lehtësimi kriminelët mund të paguanin mbi 10,000 £ për person. Ruçi u dënua sot me tre vite burg në Gjykatën e Kurorës në Isleëorth, për emigracionin e paligjshëm.

Në shumë raste, dokumentet dhe rezervimet mashtruese janë identifikuar nga linjat ajrore ose autoritetet evropiane të aeroportit përpara nisjes.

Gjashtëmbëdhjetë individë udhëtuan për në Mbretërinë e Bashkuar, por dokumentet e tyre u zbuluan që ishin false nga oficerët e Forcave Kufitare pas mbërritjes.

Me bashkëpunimin e aeroporteve dhe linjave ajrore, hetuesit e Home Office ishin në gjendje të lidhnin prenotimet së bashku dhe t'i gjurmonin tek Ruçi.

Hetimet në celularin e Ruçit zbuluan edhe më shumë dokumente false, gati për t'u përdorur për qëllime kriminale.

Zëvendës Drejtor i Hetimeve Kriminale dhe Financiare në Home Office, Chris Foster tha se “dënimi i sotëm është rezultat i një bashkëpunimi të fortë mes agjencive për të sjellë para drejtësisë këtë kontrabandist njerëzish. Sot kemi hequr një hallkë tjetër në zinxhirin e kriminelëve të organizuar që lehtësojnë hyrjen e paligjshme në MB. Unë jam mirënjohës për përpjekjet e palodhshme të oficerëve që identifikuan dhe hetuan këtë rast kompleks”.

Lini një Përgjigje