
Janë zbardhur disa detaje lidhur me arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikualjt në Shëngjin. Sipas disa burimeve portugezi, Ruben Saraiva dyshohet se ka shkuar në Marok me dokumente false.
Gjithashtu mësohet se në momentin e arrestimit, ai ka qenë i ulur vetëm në një lokal në kryeqytetin e Marokut Rabat, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara nuk i janë gjetur dokumente false apo armë me vete.
Ndërkohë autoritetet shqiptare kanë nisur punën për të bërë ekstradimin drejt vendit tonë ku do të përballet me akuzën e vrasjes, të kryer në bashkëpunim.
Kujtojmë se Edmond Haxhia dyshohet se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Ai është nipi i Elton Lekstakaj, i cili kanë qenë në hasmëri me fisin Nikulaj nga vitit 1997.
Lini një Përgjigje