TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Maj 2023, 20:43

Arrestohet vrasësi i Ardian Nikulajt, portugezi 28-vjeçar kapet në Marok

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohet vrasësi i Ardian Nikulajt, portugezi 28-vjeçar kapet
Ardian Nikulaj dhe Ruben Saraiva

Arrestohet portugezi që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj. Sipas të dhënave më të fundit, 28-vjeçari Ruben Saraiva ishte arratisur në Marok, por falë bashkëpunimit me autoritet atje, u lokalizua dhe u arrestua.

28-vjeçari, është personi që shkrepi pistoletën ndaj Nikulajt dhe arriti të arratisej pas krimit. Ai doli në territorin grek edhe më pas ka shkuar në Marok. Duhet theksuar se Ruben Saraiva është me pasaportë portugeze, por me origjinë marokene. Si duket ai ka shkuar në vendin e origjinës, por nuk ka arritur të shpëtojë.

Falë informacioneve të siguruara si rezultat i punës kërkimore, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në Marok, e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Ardian Nikulaj.

Policia marokene, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Rabat, Marok, ka bërë të mundur lokalizmin në Rabat, Marok, kapjen dhe vënien në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, të shtetasit portugez R. R. S., 28 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 97, të datës 26.04.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit””, njoftoi policia.

Me arrestimin e tij, mund të thuhet se është goditur i gjithë grupi. Saraiva dhe Harry Simson ishin dy personat e vetëm në arrati nga 6 të shpallurit në kërkim. Por sa i takon britanikut Simson autoritet britanike refuzuan ta arrestojnë, duke pretenduar se ai nuk kishte rol në ngjarje. Ndërkohë vajza që shoqëronte grupin, Harriet Bridgeman u la në lirim me kusht. Ndërkohë Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Tomas Mithan janë në qeli.

4 britanikët dhe portugezi u kontraktuan nga Edmond Haxhia, i cili dyshohet se kreu krimin për hakmarrje. Pasi e vëzhguan për javë të tëra biznesmenin Nikulaj, 28-vjeçari u fut në lokal dhe e qëlloi me 6 plumba pistolete duke e lënë të vdekur në vend. Por ekzekutorët lanë shumë gjurmë rrugës dhe policia i identifikoi shumë kollaj. Momentalisht po punohet për ekstradimin e të gjashtëve drejt vendit tonë./Pamfleti

nikulaj

Lini një Përgjigje