
Një atak kardiak i ka marrë jetën një 40-vjeçari në vendin e punës në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në një fasoneri të qytetit të Pogradecit.
Fillimisht i riu nuk ishte ndjerë mirë, ndërsa kanë qenë kolegët e punës që kanë reaguar menjëherë dhe e kanë çuar në spital.
Për fat të keq ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën.
"Sot, në lagjen nr. 4, Pogradec, shtetasi G. B., 40 vjeç, banues në Pogradec, mekanik, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, teksa punonte në një rrobaqepësi. Gjatë transportimit në spital, shtetasi G. B. ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës."-njofton policia.
Lini një Përgjigje