
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mat, ku një 75-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e djegies nga flakët.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Zenisht të Matit, ku i moshuari i thuhet se i vuri zjarrin tokës, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe ai u dogj edhe vetë.
Ndonëse 75-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Burrelit dhe më pas në Tiranë, ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Lini një Përgjigje