TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Korrik 2024, 09:21

Po festonin në një lokal në qendër të Tiranës, 32-vjeçari plagos 2 shokë dhe 1 shoqe!

Shkruar nga Pamfleti

Po festonin në një lokal në qendër të Tiranës,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit, ku një festë familjarë për pak sa nuk është kthyer në tragjedi.

Mësohet se një grup të rinjsh janë paraqitur në një spital privat për ndihmë mjekësorë pas plagëve të marra nga armë zjarri. Mësohet se të rinjtë po festonin në një restorant në kryeqytet, kur një nga të rinjtë ka nxjerr armën pa leje të cilën e ka shkrepur në mënyrë të pavullnetshme duke plagosur 2 sshokët dhe një shoqe.

Një nga të plagosurit, një vajzë 36-vjeçare ndodhet ende në spital, ndërsa dy të tjerët pas mjekimit janë dërguar në shtëpi. Policia ka identifikuar autorin dhe ka nisur kërkimet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.07.2024, rreth orës 01:35, janë paraqitur në një spital privat, për ndihmë mjekësore, shtetasit E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, me dëmtime të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri.

Këta shtetas, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. E., 32 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme, dhe si pasojë e saj janë dëmtuar shtetasit e mësipërm.

Shtetasit D. P., dhe A. P., pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa shtetasja E. P., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe kapjen e shtetasit E. E.

Lini një Përgjigje