TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2024, 16:23

Dhunoi barbarisht bashkëshorten, arrestohet efektivi i policisë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi barbarisht bashkëshorten, arrestohet efektivi i policisë

Një efektiv policie në Tiranë ka rënë në pranga, pasi ka dhunuar barbarisht bashkëshorten e tij.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë P. P., 55 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

Sipas AMP, arrestimi i tij u krye pasi krahas dhunës psikologjike të vazhdueshme, pas një debati për motive të dobëta, ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Lini një Përgjigje